Mourinho vë në dyshim qëndrimin tek Reali
Jose Mourinho
Trajneri i Real Madrid-it, Jose Mourinho, shtoi spekulimet për të ardhmen e tij, pasi pranoi se nuk e di se cilën skuadër do të drejtojë pasi ky sezon të përfundojë, në konferencën për shtyp pas fitores me Atletico Madrid-in.

Një gol i vetëm i Ronaldo-s lejoi madrilenët të kualifikoheshin në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit dhe Mourinho deklaroi: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fundin e sezonit.

Bota është e mbushur me thashetheme dhe pak prej tyre janë të vërtetë. E rëndësishme është të shohim si do të përfundojë ky sezon. Nëse janë të gjithë të kënaqur, atëherë do të ecim përpara. Të kesh një kontratë 1-vjeçare apo 10-vjeçare është ekzaktësisht e njëjta gjë. E rëndësishme është të jenë të gjithë të kënaqur”.

I pyetur për deklaratat e drejtorit sporiv Valdano, i cili theksoi ditën e shkuar se nuk ka asnjë problem midis tij apo klubit dhe portugezit, Mourinho nuk pranoi të bënte asnjë koment. (tch)
Shtuar më 21/01/2011, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori