"Po pres për lajme. Nuk flas për një lojtarë të
Benfica", shprehej Jose Mourinho, ndërkohë që
Tottenham Hotspurs ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Gedson Fernandes nga
klubi portugez, që do të përfitojë 65 milionë euro nëse
londinezët binden për ta blerë përfundimisht.
Fernandez ndodhet në Angli dhe po kryen testet
mjekësore dhe më pas do të vijë edhe zyrtarizimi. Sikurse raportojnë mediat britanike, mesfushori 21-vjeçar do të huazohet te
klubi i
Tottenham për 18 muaj dhe në verën vitit 2021
londinezët duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë.
Qendërmesfushori është aktivizuar që vjet me skuadrën e
Benfica dhe "Spurs"-at e shikojnë si pasuesin e Christian Eriksen, i cili do të largohet me shumë mundësi që tani. /
Shtuar më 13/01/2020,
ora 15:23