Mourinjo i kënaqur me orarin e drekës
Jose Mourinho ka thënë sendihet i kënaqur që ndeshja mes Real Madrid dhe Osasuna u zhvillua në orën 12:00 në mesditë.Rreth kësaj risie për klubin madrilen i cili është mësuar të luajë në mbrëmje dhe nën ndriçimin e prozhektorëve.

“Është fantastike. Tifozët shkojnë në shtëpi dhe e kanë gjithë ditën përpara”, u shpreh Mourinho.

Më pas portugezi vijoi: “Nuk kemi nevojë për sondazhe, sepse tifozët tanë e mbushën plot stadiumin”, deklaroi tranjeri i madrilenëve.

Zhvillimi i ndeshjes në mesditë u bë për arsye marketingu. Ky orar shkon për shtatë me kontinentin aziatik, ku Reali dhe futbolli spanjoll ka shumë tifozë. Gjithsesi, madrilenët fituan ndeshjen me rezultatatin tenistik 7 me 1 ndaj Osasunas, ndërsa Cristiano Ronaldo realizoi tripletën e tij të rradhës. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori