Mourinjo ka mall për tifozerinë e San Siros
Reali i tij shënon dhjetë fitore rradhazi në kampionatin spanjoll dhe për më tepër ka tre pikë më shumë se Barcelona e Guardiolës në klasifikim, jo vetëm kaq pasi në katër ndeshjet e fundit në shtëpi ka gjëtur rrjetën plot 20 herë, por dhe me gjithë këtë seri rezultatesh pozitive Bernabeu sërish në pjesën më të madhe të kohës qëndron i heshtur.

Kjo ndodhi edhe në takimin e së dielës me Osasunën ku shifrat u mbyllen në 7-1 për Los Blankos pa ndonjë entuziazëm nga ana e tifozerisë. “Falenderoj shumë tifozët që ishin pozicionuar pas portës, po të mos kishte qënë për ta do të mendoja se stadiumi ishte bosh”, u shpreh Mourinjo.

Pyetjes nëse ndjen nostalgji per tifozerinë interiste, portugezi u përgjigj: "Nëse kujtoj ndeshjen e "San Siros" ndaj Juves, kujtoj qe nuk luajtëm me 11 lojtarë ne fushe por me 60 mijë". /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori