Mourinjo kerkon Lampardin dhe Gerrard ne Real
Albeu.com
Trajneri në arritje i Real Madridit, Hose Mourinjo, thotë se yjet e kombëtares angleze, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, janë në objektivat e tij. Mourinjo është në prag të emërimit menaxher i ri i Real Madridit.
Dhe sot ai ka thënë për AS se dëshiron të sjellë në Madrid kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard dhe yllin e Chelseat, Frank Lampard. “Ata janë dy mesfushorë të shkëlqyeshëm, të cilët japin gjithçka nga vetja, dhe mua më pëlqen të nënshkruaj me lojtarë 30-vjeçarë”, ka thënë Mourinjo.
Shtuar më 28/05/2010, ora 10:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori