Mourinjo nuk do askënd
Jose Mourinho
Në një kohë kur të gjitha klubet po tentojnë të futen në merkaton e dimrit për të përmirësuar grupin e lojtarëve të tyre me elementë të rinj, Jose Mourinho nuk bën të njëjtën gjë.

Tekniku i Real Madrid, në vigjilje të sfidës me Osasuna në kampionat, ka dashur të hedhë poshtë të gjitha zërat që flasin për vajtje-ardhjet në klubin madrilen: " Nuk blejmë asnjë", ishte komenti unikal i "Special One" për merkaton dimërore të lojtarëve.

Portugezi është i kënaqur me grupin e lojtarëve që drejton dhe nuk do as të marrë dhe as të largojë askënd pasi ekipi po sillet mirë në fushë dhe po bën një futboll të bukur duke qënë pretendent potencial në çdo kompeticion futbollistik të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori