Mourinjo: Ronaldo këtë vit më pak gola, më shumë trofe
Tekniku portugez i Real Madridit, Jose Mourinjo, ka thënë se sulmuesi i skuadrës që ai drejton, Cristiano Ronaldo, do të shënojë më pak gola se në sezonin e kaluar.

Ylli i klubit "Merengue" sezonin e kaluar fitoi trofeun e "Këpucës së Artë" në Primera Division por këtë vit "Special One" mendon se bashkëatdhetari i tij, Ronaldo do të shënojë më pak gola se çka bërë më parë.

“Në këtë sezon futbollistik ai do të shënojë më pak gola por do të fitojë më shumë trofe”, ka thënë shkurtimisht për "Marca" Mourinjo.

Ish-asi i Manchester United, me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Lionit, arrin kuotën e 100 golave me fanellën e Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori