Interi kërkoi dy penallti, ja sqarimet për rastet e dyshimta (FOTO)

Derbi i Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit është shoqëruar me polemika të shumta për gjykimin që ka bërë arbitri Rizzoli.

Italiani në fakt është një ndër arbitrat më të mirë në botë, dhe mbrëmë sipas moviolës së Graziano Cesarit, ka qenë perfekt në vendimet e tij.

18'- Kontakt në zonë Chiellini-Icardi/Lichtsteiner-D'Ambrosio. Cesari: "Zikaltrit protestojnë dhe kërkojnë penallti. D'Ambrosio mban nga fanella zviceranin, ndaj është faull për bardhezinjtë.

36'- Ndërhyrja e Manzukic ndaj Icardit. Cesari: "Kroati rrezikon, por ndërhyrja e tij është perfekte duke goditur topin. E drejtë që nuk u dha penallti./albeu.com/

Shtuar më 06/02/2017, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori