MOVIOLA/ I kuqi i Ronaldos, befasojnë specialistët italianë
Pëlqej
Kartoni i kuq për Kristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Valencias, sipas moviolës së specialistëve italiane, është një vendim i gabuar i arbitrit.

“Asistenti prapa portës lajmëron kryesorin për një kontakt në ajër mes Ronlados e Murilos. Pas një kontakti gjatë së cilit Murilo bie në tokë, Ronaldo i afrohet mbrojtësit kolumbian dhe e prek në kokë duke i tërhequr lehtë flokët. Asnjë e bujshme, por për arbitrin është karton i kuq i drejtpërdrejte. Vendimi duket i tepruar”, sipas moviolës së publikuar nga prestigjiozja italiane Calciomercato.

Shtuar më 19/09/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori