Moviola vërteton se gjyqtari dënoi të dyja ekipet si Teutën ashtu edhe Luftëtarin
Pëlqej
Sezonin e kaluar e kishte mbyllur si i pezulluar nga sektori i gjykimit në FSHF për shkak të një penalltie të padhënë për bardheblutë në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës (1-0).

Bëhet fjalë për gjyqtarin nga Lezha, Eldorian Hamiti, i cili ishte përzgjedhur dje për të gjykuar takimin Teuta-Luftë- tari. Kryesori nga Lezha, me vendimet e tij, dënoi të dyja skuadrat. Fillimisht, ai i dha një karton të kuq absurd sulmuesit uruguaian të Luftëtarit, Fabricio Nunjez.

Nëse në minutën e 9-të ky i fundit e meritonte të verdhin, nuk mund të thuhet kështu për minutën e 34-t. Nunjez në duel me mbrojtësi Hrkaç, rrëzohet nga ky i fundit dhe pretendon faull, raporton Panorama.

Teksa pritje goditje dënimi në favor të Luftëtarit, Hamiti i habit të gjithë, duke ndëshkuar Nunjez për simulim dhe kësisoji e nxjerr me të kuq.

Pamjet filmike nxjerrin zbuluar arbitrin. Ndërkohë, pas një penalltie të drejtë për Teutën në minutën e 47-të, Hamiti heziton të akordojë një tjetër në të 60- ën, kur sulmuesi Osemene u rrëzua brenda zonës pas ndërhyrjes së Zeqaj.

Shtuar më 10/09/2017, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori