Moxhi: Championsi i veshtire per italianet
Albeu.com
Sipas ish-numrit dy të Juventusit, Luçiano Moxhi, ekipet italiane (Inter, Milan dhe Fiorentina) do të dështojnë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Milani do të presë në “San Siro” Mançester Junajtid, kurse të mërkurën Fiorentina udhëton në Gjermani ku do të luajë përballë Bajernit të Mynihut.
Ndërkohë që të mërkurën tjetër, Interi do të presë në shtëpi Çelsin e Karlo Ançelotit. Por sipas Moxhit, futbolli italian as që mund të krahasohet me atë anglez apo spanjoll dhe kjo është arsyeja që ekipet italiane do ta kenë shumë të vështirë të avancojnë më tej në Ligën e Kampionëve.
“Do ta shohim që futbolli italian nuk është në gjendje të konkurrojë në arenën europiane”, u shpreh ai për “Gold Sport”.
“Do të jemi me fat nëse shohim një skuarër italiane që kalon këtë fazë në Champions”, shtoi Moxhi.
Shtuar më 16/02/2010, ora 02:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori