Moyes: Adnan Januzaj, talenti i veçantë
"Është një talent i veçantë". Kështu e ka quajtur trajneri i Manchester United David Moyes shqiptarin me pasaportë belge Adnan Januzaj, autor i dy golave duke i dhënë fitoren skuadrës kundër Sunderland. Skocezi e krahasoi debutimin e shkëlqyer të 18-vjeçarit me atë të Wayne Rooney, ndërkohë që Januzaj u pa si pasqyrim i Van Nistelrooy pasi edhe hollandezi ka shënuar 2 herë në ndeshjen e tij të parë në Premier League.

"Mbaj mend debutimin e dy lojtarëve të mëdhenj si Rooney dhe Barkley dhe i tillë është edhe Januzaj. Eshtë një lojtar i madh, me talent të veçantë, që di si ta kontrollojë topin, por do ta mbajmë me këmbë në tokë që të ecë në rrugën e duhur", ka thënë tekniku skocez i "Djajve të Kuq".

Pas elozheve të merituara për Januzajn, Moyes vlerësoi më tej performancën e skuadrës, duke thënë se pavarësisht disa gabimeve në mbrojtje, loja në përgjithësi ishte e mirë.

Për Adnan Januzajn me fjalët më të mira foli edhe analisti i televizionit britanik Sky Sport, Jamie Redknapp. Sipas tij, mesfushori 18-vjeçar shkëlqeu në fushë, duke i bërë yjet e Manchester United të dukeshin si lojtarë të nivelit mesatar. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori