Mposht Genoan, Milani rikthehet në zonën Champions (VIDO)
Pëlqej
Milani ka marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Genoas duke e mposhtur me rezultatin 0-2 në stadiumin "Luigi Ferraris".

Me një dominim të dukshëm nga kuqezinjtë, por me raste të barabarta nga të dyja skuadrat pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Milanit iu deshën 72 minuta lojë për ta gjetur rrugën e rrjetës së portës, kur Fabio Borini ishte përpara portës.

Pak minuta pas golit të vizitorëve, Genoa ishte shumë pranë ta barazojë rezultatin, por goditja e Miguel Velosos u ndalë nga shtylla.

Pas 11 minuta lojë Milani vulosi fitoren kur Suso shënoi një supergol pas një kundërsulmi fantastik.

Pas kësaj fitoreje Milani renditet në vendin e 4 me 34 pikë, një më shumë se Roma në vendin e pestë dhe dy më shumë se Lazio në vendin e gjashtë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori