Mposhten Napoli, Fiorentina dhe Udinese
Pëlqej
Albeu.com
Nё kuadër tё javës sё 12 nё Serie A, Napoli ёshtё mposhtur me rezultat 3-1 nё fushё tё Atalantas, Fiorentina ka pësuar me rezultat minimal nga Cagliari, derisa Udinese ka humbur nё fushё tё vet nga Reggina.
Napoli qё javё mё parё mbante kreun, ndërsa javën e fundit ishte e dyta pas Interit, kësaj here po zbret edhe mё shumё nё tabelё, pas humbjes sё sotme ndaj Atalantas.

Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epërsi nё pjesën e dytё me golin e Pintos nё minutën e 62-tё tё ndeshjes. Megjithёse me dhjetё lojtarё qё nga minuta e 66-tё, pёs shkak tё përjashtimit tё Zalayetas, Napoli arriti tё barazojё falё njё penaltie tё shndërruar nё gol nga Hamsik (73’).

Por megjithatë mysafirёt pёsuan dy gola tё shpejtё nё fund tё ndeshjes, duke humbur kështu edhe pikёn tё cilёn ishin afёr ta siguronin. Sё pari Manfredini (89’) njё minutё para fundit tё kohës sё rregullt dhe pastaj Floccari nё kohёn shtesё, vulosёn rezultatin e ndeshjes.

Ndeshja pati edhe njё karton tjetёr tё kuq, kur Manfredini u përjashtua nё çastet e fundit tё ndeshjes, pas dy kartonëve tё verdhё.

Njëra nga skuadrat e cila konsiderohet favorite për të luftuar për Scudetton, Fiorerntina, është mposhtur nga Cagliari me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Acquafresca (31’) nga pika e bardhë.

Nё ndeshjen tjetër befasuese, Udinese ёshtё mposhtur nё fushё tё vet nga ekipi i fundit i tabelës, Reggina, me rezultat minimal 1-0, gol tё cilin e shёnoi Brienza pas njё ore lojё.
Shtuar më 16/11/2008, ora 23:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori