Mposhtet Inter, fiton United, barazon Barcelona (VIDEO)
Pëlqej
Liga e kampionëve
Përfundojnë ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Champions League për grupet A-D. Në grupin A Tottenhami ka fituar kundër Interit me rezultatin 3-1 me golat e Van der Vaart në minutën e 18, Coruch në të 61 dhe Pavlyuchenko në minutën e 89 ndërsa për Interin ka shënuar Eto’o në minutën e 81. Ndeshja tjetër mes Bremenit dhe Tëentes ka përfunduar me fitoren e miqve me rezultatin 0-2 ku golat i kanë shënuar Chadli në minutën e 81 dhe De Jong në minutën e 84.

Në grupin B, Benfica ka shkatërruar Lionin 4-3 me gola të Cardec, Coentrao (2) dhe Javi Garcia kurse për Lionin ka shënuar Gourcuff, Gomis dhe Lovren. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Hapoelit dhe Schalkes është ndarë në barazim 0-0.

Valencia ka fituar 3-0 kundër Rangersit për ndeshjen e grupit C me dopietën e Soldados në minutat 33 dhe 71 dhe Costa në minutën e 90. Manchesteri ka fituar 3-0 në Turqi kundër Bursasporit po për këtë grup me gola të Fletcher,Obertan dhe Bebe.

Dy barazime në ndeshjet e grupit D ku Barcelona barazon 1-1 në Copenhagen me golin e Messi në minutën e 31 dhe Claudemir në të 32-tën. Ndërsa ndeshja tjetër midis Rubinit dhe Panathinaikosit e luajtur në orën 18:30 ka përfunduar në barazim pa gola. (albeu.com)


Shikoni golat


Tottenham - Inter, 3-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/upeusEFV5YkZLn3ezwki/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


SL Benfica - Olympique Lyon, 4-3
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/mlIZ1sUYQbpJOPQOYljO/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>


Copenhagen - Barcelona, 1-1
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/ogrKLZsqwyDui9hqoQGb/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 02/11/2010, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori