Mposhtet nga Khachanov, Djokovic humbet finalen e Parisit
Tenisti rus, Karen Khachanov mposhti favoritin e madh serbin Novak Djokovic duke fituar Mastersin e Parisit.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për Khachanov pasi ishte turneu i parë Masters 1000 që fiton në karrierë.

Djokovic i cili shpenzoi shumë energji një ditë më parë për të mposhtur rivalin e tij të madh Roger Federer, u dorëzua pa kushte përballë numrit 18 të botës i cili pritet të ngjisë shumë shkallë pas këtij triumfi në renditjen e re të ATP që do të publikohet këtë të hënë.

Përfundoi 2-0 me sete finalja e turneut 1000 pikësh të Parisit në favor të Kchacanov me shifrat 7-6 6-4 në 1 orë e 39 minuta lojë.
Shtuar më 04/11/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori