Mposhti Covid-19, Roma grumbullon Kumbullën për sfidën e Europa League
COVID-19 tashmë është thjesht një kujtim për Marash Kumbullën.

Mbrojtësi prej disa ditësh ka fituar betejën e tij me virusin e rrezikshëm, ndërsa tashmë është gati e të futet sërish në fushën e gjelbër për të mahnitur me cilësitë e tij.

Cilësi që Romës, i kanë munguar jo pak dhe kjo u pa kur pësuan katër gola nga Napoli, teksa në mbrojtje mund të ishte bërë më mirë.

Megjithatë, trajneri Fonseca do të jetë më i qetë, teksa futbollisti i kombëtares është bërë sërish pjesë e skuadrës dhe sot është i grumbulluar për ndeshjen që kryeqytetasit kanë me Young Boys në Europa League.

Zviceranët janë një kujtim i bukur për Kumbullën, pasi pikërisht ndaj tyre ka realizuar golin e parë si roman dhe do të kërkojë të përsërisë vetveten, edhe pse për shkak të rolit në fushë nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se është shumë larg.
Shtuar më 03/12/2020, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori