Mrekullia shpëton Realin (VIDEO)
Pëlqej
Ka përfunduar në mënyrë dramatike për vendasit takimi Levante-Real Madrid. Deri në minutën e 90-të, Levante ishte në epërsi ndërsa me dy gola të shënuar në minutat e fundit, Reali mposhti Levantin me rezultat 3-2.

Të parët kanë kaluar në epërsi vendasit përmes Baba i cili shënoi për 1-0 në minutën e 57-të ndërsa pas vetëm katër minutash, Sergio Ramos ka barazuar për 1-1.

Në minutën e 86-të, Nabil El Zhar ka kaluar sërish në epërsi vendasit ndërsa sërish, pas katër minutash ka barazuar Reali, këtë herë përmes Alvaro Morata.

Ndërsa Levante priste përfundimin e takimit, në minutat shtesë, Cristiano Ronaldo shënoi duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Real Madridi është i treti në tabelë me dy pikë prapa liderëve, Barcelona e Atletico Madrid, që akoma nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 22:52
Ndeshja e fundit
17/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Real Madrid Club de Fútbol në Albeu
Ndeshja e fundit
16/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Levante UD në Albeu
Tage: levante real
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori