Mrekullia Zambia, si mposhtën minatorët milionerët
Kundër çdo parashikimi, skuadra e Zambias, që ndryshe quhen edhe “Çipolopolo” arriti të mundte në finale të Kupës së Afrikës Bregun e Fildishtë të Didier Drogbasë. Një fitore, që, për të gjithë, është dukur sikur ka qenë e shkruar në fatin e kësaj kombëtareje.

Përtej ndeshjeve, apo surprizave në kampionatet europiane, lajmi më i rëndësishëm i ditës së dielë nuk ka qenë humbja e Interit ndaj Novarës. Kjo, sepse pak më poshtë në hartë, larg syrit zmadhues dhe emergjencës së dëborës që ka pushtuar Europën, është një vend, i vogël dhe i varfër që sapo është shpallur kampion i Kupës së Afrikës, për herë të parë në historinë e tij, me një skuadër, thuajse të panjohurish.

Kundër të gjitha parashikimeve, Zambia ka mundur në finale Bregun e Fildishtë të Drogbasë dhe të vëllezërve Toure, 8-7, përmes penalltive. Me një gabim deçiziv, pikërisht të bërë nga sulmuesi i Chelsea.

Finalja është luajtur sipas programit, në Libervil, atje ku në prillin e vitit 1993, ka rënë edhe aeroplani i kombëtares së Çipolopolo-ve, i cili ka vrarë një gjeneratë të tërë futbollistësh zambian. Zambia ishte në tentativën e tretë, pas dy vendeve të dyta, ku ka humbur dy herë në finalet e 1974 dhe në 1994.

Vetëm dy lojtarë nga kombëtarja e Zambias luajnë jashtë. Njëri nga ata është sulmuesi Majuka, 22 vjeç, në Zvicër dhe mesfushori Lungu, 21 vjeç, që luan në Gjeorgji. Në përfaqësuese ka lojtarë që kanë punuar në minierat e bronxit, që menaxhohen nga kinezët, për një pagesë prej 10 euro në muaj. Njëri nga ata është Sunzu, i dalë nga miniera e Çingolas, që luan me Mazemben, skuadrën kongoleze që doli në finale me Interin.

Dhe, më pas është Lungu, i arratisur dhe i përfunduar si klandestin 300 kilometra nga Tbilisi. Apo Kangua, sapo ka mbushur 17 vjeç dhe ka punuar në Katua dhe që trajneri Renard e ka grumbulluar, pasi e ka parë të luante me amatorët. Ka qenë pikërisht kjo Zambia që ka fituar Kupën e Afrikës, ndaj milionerëve të Bregut. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2012, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori