Mërgim Mavraj kapiten i Hamburgut?
Mërgim Mavraj ka fituar besimin e skuadrës ësë re Hamburgut, edhe pse ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare me këtë skuadër. Tekniku është gati t’i besojë futbollistit shqiptar një rol shumë të rëndësishëm, atë të kapitenit, për ndeshjen shumë delikate të javës së ardhshme ndaj Bajer Leverkusen.

Në atë ndeshje do të mungojë kapiteni i Hamburgut, Gotoku Sakai, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh. Ndaj te Hamburgu po kërkohet një futbollist i cili të marrë këtë detyrë për ndeshjen në fjalë.

Shiriti duhej t’i shkonte zëvendësit, Rene Adler, por portieri nuk luan që prej nëntorit në radhët e Hamburgut, ndaj kërkohet një tjetër alternativë.

Vetë Gisdol ka pranuar se Mavraj është një kandidat më se i mundshëm për këtë rol të rëndësishëm te klubi i cili lufton për mbijetesë. “Është edhe Mërgimi në garë”, ishin fjalët e tij para gazetarëve të cilët ishin interesuar të dinin se kush do të mbante këtë detyrë.
Shtuar më 31/01/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori