Mërgim Mavraj zbulon planet e së ardhmes
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Kolnit, Mërgim Mavraj tregon planet e së ardhmes.

Në një prononcim për “express.de”, ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me klubin gjerman, ku gjatë këtij sezoni është shndërruar në një lojtarë të padiskutueshëm.

Rinovimi im është në duart e njerëzve të duhur dhe po vazhdojnë bisedimet. Te Kolni ndihem shkëlqyeshëm dhe situata është fantastike. Nuk ka asnjë arsye pse të mos gjejmë gjuhën e përbashkët me klubin”, u shpreh futbollisti shqiptar.

Mavrajt i skadon kontrata në verën e 2017-s, por sipas deklaratave që futbollisti ka bërë shpesh, rinovimi i tij është thjesht çështje kohe, shkruan panorama.

Në këtë kohë Kolni po kalon një periudhë shumë të mirë me rezultate dhe mbrojtësi shqiptar është një ndër pikat kyçe të formacionit.
Shtuar më 30/11/2016, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori