Mueller, Gomez e Van Gaal nuk largohen
Albeu.com
Thomas Mueller, Mario Gomez e Louis van Gaal do të mbeten në Bayern Munchen. Këtë lajm e ka bërë të ditur, nga përgatitjet e ekipit në Riva del Garda të Trentinos, menaxheri i skuadrës gjermane, Christian Nerlinger.
Për sulmuesin Gomez flitej se mund të transferohej te Real Madrid, derisa për trajnerin Van Gaal qarkullonin zëra se kishte kontaktuar me Federatën Holandeze të Futbollit për bankinën e ekipit portokalli. Ndërsa Mueller konsiderohet i pashitshëm nga klubi bavarez, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në Botërorin e fundit.
Shtuar më 22/07/2010, ora 00:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori