Muhaxheri i ISIS fshihet pas sulmit terrorist që pritej të ndodhte Shkodër
Agjentë të dy shërbimeve sekrete kanë ardhur ditët e fundit në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme me zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Shtetit, kryesisht me ata të Antiterrorit.

Mësohet se agjentë të MOSAD dhe të një shërbimi tjetër sekret kanë zbarkuar në Shqipëri për hetimet e xhihadistëve të arrestuar pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi dyshohet se janë personat që kanë dhënë urdhëra për sulme terroriste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“Abc News” raportoi dje se dy të dyshuarit, të cilët janë shumë aktiv si pjesë e celulave terroriste ISIS gjatë luftimeve në Siri dhe Irak, kanë patur komunikim të vazhdueshëm me shtetasit shqiptar nga Kosova, disa prej tyre tashmë të arrestuar ditëve të fundit.

Burimet thanë se gjatë këtyre komunikimeve, është arritur transkiptohen disa biseda, ku është kërkuar që të organizohet një sulm me eksploziv dhe më pas me armë në stadiumin “Loro Borçi të Shkodrës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Me qëllim marrjen e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Izrael, UEFA ka vendosur që ajo të luhet në “Elbasan Arena”. Agjentët e shërbimeve të huaja bashkëpunuan me SHISH e Policinë e Shtetit për hartimin e planit të masave. Nga ana tjetër, asnjëri prej katër të dyshuarve nuk ka pranuar akuzat duke pretenduar se po persekutohen për shkak të besimit. Prej ditësh ata po mbahen të izoluar nën masa të rrepta sigurie.

Shtuar më 11/11/2016, ora 09:13
Alban
e Premte 11 Nëntor 2016, Ora 10:11
A ende vazhdojnë shkrimet mbi këta, deri dje ishin shkrimet së janë të vdekur, apo shkrimet e fundit së isis gati përfundon.
laqi
e Premte 11 Nëntor 2016, Ora 12:35
ti me emrin alban je njesoj si kto egersirat me mjekerr rrace arabe jeni
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori