Muller: Duam finalen
Thomas Muller
Sulmuesi gjerman i Bajern Mynih, Tomas Muller, në prag të sfidës së sotme me Napolin, ka deklaruar se sfida me italianët nuk do të jetë asapk e lehtë për tu fituar. Gjermani i bavarezëve thekson se portieri i tyre, Manuel Nojer do të ketë më shumë punë se në ndeshjen e luajtur në San Paolo.

Skuadra bavareze do të tentojë fitoren sot për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve dhe për të menduar edhe finalen. Ndeshja që do të kurorëzojë kampionin e ri të Europës në futboll do të luhet në Allianz Arena dhe kjo e bën Bajern Mynih pretend serioz për të fituar Champions League.

“Finalja e kësaj gare do të luhet në stadiumin tonë dhe tifozët tanë ëndërrojnë trofeun. Ne duhet që në çdo ndeshje të bëjmë më të mirën tonë edhe pse rruga është shumë e gjatë për në finalen e majit", u shpreh Tomas Muller për të përditshmen gjermane Bild. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori