Muller: Futbolli, thikë me dy presa
Pëlqej
Ylli i Bayern Munchen, Thomas Muller mendon se futbolli është si një "thikë me dy presa", ku një performancë e dobët apo një dëmtim mund të të kushtojë karrierën. Kampioni i Botës në "Brazil 2014" ka qenë një futbollist kyç te bavarezët si dhe te "Pancerat" teksa me paraqitjet e tij ka ndihmuar këto dy skuadra të fitojnë jashtëzakonisht shumë.

Por edhe pse momentalisht është një lider në ekipet ku ai luan Muller ka frikë se në vetëm pak çaste gjithçka mund të kthehet në një fund horror.

"Bota e futbollit i ngjan shumë një thike me dy presa. Vetëm ata që shfaqin gjatë gjithë kohës rendimentin e tyre maksimal mund të mbijetojnë. Nëse ti pëson një dëmtim në mometin që rikthehesh gjen në skuadër një tjetër lojtar që ta ka marrë vendin", është shprehur gjermani.

Në vijim të intervistës, Muller theksoi se nuk është e lehtë të vazhdosh të luash në nivel të lartë dhe të qëndrosh i motivuar, nëse gjatë viteve të fundit ke arritur të fitosh shumë trofe si në nivel klubesh ashtu edhe në atë të kombëtareve.

"Vetëkënaqësia është një rrezik i madh në futboll. Kur ke fituar gjithçka ngelen shumë pak ndeshje si me Bayernin ashtu edhe me Gjermaninë gjatë të cilave t’i mund të jesh i motivuar për të dhënë më të mirën tënde. Tifozët gjatë gjithë kohës dëshirojnë fitore dhe fitore bindëse madje, por për një skuadër që në vitet e fundit ka triumfuar në shumë kompeticione, kjo është diçka shumë e vështirë për t’u arritur. Gjithsesi dëshira ime është të vazhdoj të bëj mirë për Bayernin dhe Gjermaninë pasi dua ta mbyll karrierën time në nivel të lartë", është shprehur Thomas Muller. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori