Muller i bindur: Titulli do të jetë i joni
Bayern Munich humbi një mundësi të mirë për të fituar zyrtarisht titullin kampion në Bundesliga për të 7-in vit rradhazi me barazimin 0-0 që regjistroi në fushën e Leipzig.

Megjithatë bavarezëve do t’u mjaftonte qoftë edhe një barazim në sfidën e fundit ndaj Frankfurtit në Alianz Arena. Pavarsisht barazimit ndaj Leipzig që i i shtyu festën bavarezëve, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Niko Kovac, Thomas Muller është optimist se titulli do të jetë pronë e Bayernit edhe këtë sezon.

"Ndaj Leipzig bëmë një paraqitje shumë të mirë, e dominuam ndeshjen por nuk na mungoi vetëm goli, edhe pse nuk fituam mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon.

Gjithsesi jam i sigurtë se të njëjtën paraqitje do ta bëjmë edhe pas një jave në sfidën ndaj Frankfurt dhe këtë herë mendoj se do të shpërblehemi duke fituar titullin kampion, në skuadër ekziston një dëshirë shumë e madhe për të fituar”, deklaroi Thomas Muller.
Shtuar më 12/05/2019, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori