Muller injoron Gjermaninë: E kam mendjen te tripleta
Thomas Muller nuk e ka më mendjen te Gjermania. Kjo është ajo që ka deklaruar mesfushori i Bayernit në një deklaratë të fundit.

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, është shprehur se Muller ka shumë pak mundësi të rikthehet, sepse synon t’u japë shanse të rinjve. “Shanset janë të ulëta për rikthim. I kemi sytë te të rinjtë”, ka deklaruar Low.

Muller e ka bërë shpejt reagimin për teknikun e “Pancerave”. “Për momentin nuk më intereson Gjermania. Jam i interesuar vetëm për klubin, ku dua të fitojmë mundësisht tripletën”.
Shtuar më 10/02/2020, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori