Muller: Ja për çarë ka nevojë Gjermania
Thomas Muller këerkon një qendërsulmues te Gjermania. Bomberi gjerman kërkon më shumë fuqi në sulmin e kombëtares pasi sipas tij, në majën e repartit të avancuar, skuadra ka nevojë për më shumë se një lojtar.

“Kemi shumë pak opsione në qendër të sulmit. Ky ka qenë një problem mjaft serioz për Gjermaninë sepse trajnerët kanë pasur pak mundësi zgjedhjeje. Mario Gotze ka bërë mjaft mirë në sulm por do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishim zgjedhje të tjera.

Gjatë viteve të fundit, futbolli është bërë shumë teknik dhe kjo ka ndikuar në skuadrën tonë pasi kemi shumë pak alternativa në repartin e avancuar. Shumë njerëz kanë menduar se rruga që duhej të ndiqnim ishte ajo e Spanjës, por koha po tregon që një skuadër ka nevojë për alternativa edhe në majën e sulmit”.
Shtuar më 03/09/2016, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori