Muller ka shënuar më shumë se 30 Kombëtare në Kupën e Botës (FOTO LAJM)

Pas depozitimit të të gjithë listave të kombëtareve me emrat e 23 lojtarëve që do kenë me vete për Botërorin në Rusi, bie në një fakt interesant, përsa i përket golashënuesve.

Vetëm Thomas Muller, ka në total 10 gola në të gjithë Botërorët e luajtur më parë, ndërsa tek 31 kombëtaret e tjera, vetëm Argjentina ka në gjirin e saj, lojtarë që shuma e golave të të cilëve shkon në 12.

Më pas, vjen Meksika dhe Uruguai, lojtarët e të cilave numërojnë nga 9 golaBotërorët e mëparshëm, ndërsa Kolumbia ndjek me 8 gola, raporton Panorama.

Një statistikë e frikshme kjo për Mylerin, e cila e konfirmon si një nga armët më të forta të kësaj Gjermanie, e cila do kërkojë të rikonfirmohet Kampione e Botës. Pra në total, vetëm Myler ka shënuar më shumë se 30 kombëtare në historinë e Botërorëve. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2018, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori