Kur e gjithë Europa e ka mendjen te
Euro 2012 që starton të premten,
Inter punon për merkaton, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të mos përsësritet dështimi i këtij sezoni, ku zikaltrit nuk mundën të kualifikoheshin as në Champions League.
Emri më i fundit që qarkullon në Appiano Gentile është ai i gjermanit të Bayern Munchen, Thomas
Muller. Lajmi është konfirmuar nga vetë "panceri" teksa është grumbulluar me Kombëtaren për
Euro 2012.
"Po, ka një ofertë. Për momentin nuk mund të prononcohem por më vonë mund të merret në konsideratë. Jam shumë i zhgënjyer që nuk kam luajtur në disa dneshje të rëndësishme këtë sezon. Kjo është një situatë e re për mua. Më ka mërzitur nuk mund ta mohoj", deklaroi
Muller për "Sport Bild". /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012,
ora 14:02