Muller në 'radarët' e Man United
Manchester United po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit në merkaton e janarit.

"Djajtë e Kuq" e kanë nisur në mënyrë të zbehtë sezonin e ri dhe përforcimet janë mëse të nevojshme..

Sipas tabloidit gjerman "Bild", klubi anglez ia ka vënë syrin sulmuesit të Bayern Munchen, Thomas Muller.

Sulmuesi gjerman e ka shprehur dëshirën e largimit nga "Allianz Arena", ku nuk po gjen hapësira të mjaftueshme.

Ai nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesligë këtë sezon me Bayernin.

Ndërkohë, objektiv i "Djajve të Kuq" është edhe sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic.
Shtuar më 24/10/2019, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori