E gjitha ndodh në Kupën e Gjermanisë, në ndeshjen midis nikoqirëve, Holstein Kiel, dhe
Bayern Munich.
Bavarezët me vlerësimin më të lartë eliminohen nga penalltitë, pasi kanë barazuar 2-2 në 120 minutat e mëparshme.
Një "goditje" e keqe për kampionët e Europës, të cilët, pas garës,
sigurisht nuk e morën mirë atë që ndodhi.
Mbi të gjitha Thomas
Muller, i cili debatoi me një gazetar në kohën e intervistave.
Siç raportojnë "Bild" dhe "Metro", lojtari i
Bayern Munchen, dukshëm shumë i mërzitur nga eliminimi, replikoi me intervistuesin.
"Ju më pyesni se çfarë mendoj tani, –filloi
Muller. – Por, nëse jeni duke qeshur, si mund të përgjigjem". Nga ana e tij, gazetari mbrojti veten: "Unë nuk po
qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po
qesh".
Dhe
Muller reagoi përsëri: "
Sigurisht që po
qesh; po, po, e bëre". Megjithatë, më vonë, toni u qetësua dhe intervista vazhdoi pa probleme. Ajo që është e sigurt është se lojtari i
Bayern Munich ishte me të vërtetë i zemëruar…
Shtuar më 14/01/2021,
ora 11:53