Muller thyen rekordin e De Bruyne në Bundesligë
Ikona e Bayern Munich, Thomas Muller, ka vendosur një rekord të ri në kampionatin elitar të fubollit gjerman.

Muller, në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, të cilën Bayern e luajti ndaj Wolfsburg, regjistroi një asistim, me të cilin edhe vendosi rekordBundesliga.

Deri në këtë ndeshje, Kevin de Bruyne mbante rekordin për më së shumti asistime në një sezonBundesliga, me 20 në total.

Me asistimin për Kingsley Coman, Muller shkoi në 21 sosh për këtë edicion.

Kështu, Muller është lojtari që ka numëruar më së shumti asistime në një sezon të vetëm në Bundesliga.
Shtuar më 27/06/2020, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori