Muller tregon arsyen pse humbi mbrëmë Bayerni
Pëlqej
Kapiteni i Bayern Munichut, Thomas Muller e gjen problemine humbjes tek naiviteti që tregoi Bayern kundër Realit në disfatën 1-2. Problemi kryesor sipas tij ishte që nuk shfrytëzuan rastet që iu krijuan.

“Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen, atëherë do të vijmë në përfundim se u treguam naiv. Ne nuk arritëm të bëjmë atë që kemi bërë në javët e fundit”, tha Muller.

“Ne mund të kishim një rezultat shumë më të mirë për shkak të mënyrës së ndeshjes,” shtoi ai.

“Goli i dytë ra nga një gabim individual ndërsa i pari ishte i çuditshëm, por gjëja përfundimtare është se nuk i kemi shfrytëzuar rastet tona”, tha ai.

“Ky Real Madrid është absolutisht i pambrojtur, ne duhet të kemi një mentalitet vrasës sepse kemi mundësi reale” tha Muller. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori