Mund ta thyej rekordin e golave të vjetshëm
Cristiano Ronaldo
Sulmuesi i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, beson se do të vazhdojë të thyejë rekorde sa i përket golave të shënuar në La Liga, edhe pas trofeut të golashënuesve "Pichichi" që mori sezonin e kaluar.

Ka nisur një debat mbi numrin e golave të shënuar nga Ronaldo, pasi "Marca" numëron 41 të tillë, ndërkohë që Liga Profesioniste Spanjolle (LFP) ia ka faturuar Pepes, një gol të devijuar nga goditja e dënimit gjatë shtatorit të vitit 2010, kundër Sociedadit.

Gjithsesi, pasi mori trofeun e dorëzuar nga "Marca", sulmuesi portugez synon të mposhtë rekordet e tij.

"Në futboll, asgjë nuk është e pamundur dhe çdo rekord mund të thyhet", është cituar të ketë thënë portugezi për Marca.

"Shpresoj të kaloj rekordin e vitit të kaluar, por dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës, që bënë të mundur për mua ta fitoj këtë trofe".

Ronaldo kaloi sezonin e kaluar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Telmo Zarra dhe Hugo Sançez, që kishin shënuar 38 gola, respektivisht në 30 dhe 35 ndeshje.

Portugezi është i vetmi lojtar në histori që ka shënuar 40 gola në 1 sezon, ndërsa Messi i Barçës u ndal në 31 gola nga 33 ndeshje në La Liga, me 53 të tillë në total. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori