Mund të quhet e kryer, Juventus bën blerjen e dytë të madhe në merkato
Pëlqej
Juventus ka gati një goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për Douglas Costën i cili tani mund të quhet një lojtar i kampionëve të Italisë, ku mungon vetëm zyrtarizimi.

Bajerni i Mynihut ka pranuar të shesë anësorin e saj për 40 milionë euro te bardhezinjtë, që tani duket se kanë bërë lëvizjen e duhur në këtë merkato.

Afrimi i Costës e bën Juventusin sërish një ekip shumë të fortë për të synuar sërish pse jo një tjetër finale në Champions. Kjo do të jetë goditja e dytë pas Schick të Sampdorias, por për të dyja këto transferime priten edhe firmat e lojtarëve. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori