Mund ti shkatërrohet karriera, sa vite burg rrezikon të dënohet Ronaldo për përdhunim
Ronaldo, është përfshirë në një skandal të madh kohët e fundit, ku akuzohet nga Kathryn Mayorga për përdhunim, të kryer në vitin 2009 në Las Vegas.

Gjërat janë bërë shumë serioze pasi fakte të reja janë zbardhur nga gazeta gjermane që publikoi lajmin, ku thuhet se zotëron dokumentat që Ronaldo ka paguar për heshtjen e Kathryn Mayorga.

Por sa vite burg mund të dënohet Ronaldo për këtë vepër të tij?

Përveç rënies së imazhit, Cristiano Ronaldos do ti hiqej liria së paku 10 vite.

Sipas ligjeve shtetërore të Nevada që qeverisin qytetin, ai mund të kërkojë lirimin me kusht, por vetëm pas 10 vjetëve pas hekurave.

Policia e Las Vegas ka rihapur një hetim për akuzat, megjithëse në këtë fazë Ronaldo, i cili “në mënyrë të vendosur” i mohon pretendimet, nuk është arrestuar apo akuzuar në lidhje me ndonjë krim. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori