Mundën Barcelonën, lojtarët e Atl Madrid nuk u besojnë syve
Futbollistët e Atletikos së Madridit u habitën nga Barcelona, por për keq.

Kurrë më parë nuk ishin ndier kaq superiorë dhe dominues ndaj skuadrës katalanase.

Gazeta "MARCA" shkruan se pas ndeshjes ata folën me njëri-tjetrin dhe shprehën çudinë e madhe.

Më veteranët që janë përballur edhe në vitet e kaluara me katalanasit thanë se nuk e kanë parë kurrë Barçën kaq të varfër në ide, pa dëshirë në lojë dhe e brishtë.


Mendonin se do ta kishin më të vështirë, por në fushën e lojës rezultoi gjithçka e thjeshtë.

“Los Kolçoneros” e pranojnë që Barcelona ka futbollistë të talentuar, të rinj që mund të hapnin probleme, por nuk e treguan diçka të tillë në fushën e lojës.

Grupi që ka krijuar Diego Simeone tani ka filluar të mendojë që mund të luftojë për titullin kampion, por e dinë mirë që kjo gjë arrihet vetëm duke qëndruar me këmbët në tokë dhe duke i marrë të gjitha sfidat një nga një.
Shtuar më 23/11/2020, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori