Mundësia e fundit, Shkëndija gati të tentojë mrekullinë në Shkup
Pëlqej
Mbrëmjen e sotme do të jetë mundësia e fundit e klubit të Shkëndisë së Tetovës për një kalim më tej në Europa League.

Megjithëse kjo ndeshje kthimi kundër skuadrës norvegjeze të Rosenborgut duket e vështirë ekipi nga Tetova ka ende shpresa.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë Shkëndia u mund me rezultat 3-1 por goli i shënuar është një "shkëndi" shprese për trajnerin Qatip Osmani i cili e ka grupin e plotë në dispozicion.

Osmani në një intervistë parandeshjes, theksoi se skuadra është gati të tentojë mrekullinë në Shkup, për të shkruar historinë dhe për t’u bërë pjesë e grupeve të Europa League. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori