Mundja një sport i harruar, por jo në zonën e Gollobordës (FOTO LAJM)

Shoqata Sportive Golloborda si çdo vit ka organizuar aktivitetin e mundjes, i cili është kthyer në një traditë në zonën e Ostrenit të Madh duke mbledhur pjesëmarrës nga fshatra të ndryshme.

Më 18 maj u zhvillua aktiviteti “Mundja Tradicionale Gollobordë-2017”, teksa prania e banorëve të panumërt të zonës, dhe atyre nga rrethet e shumta të vendit, ia shtoi bukurinë aktivitetit.

Në këtë pjesë të aktivitetit u shpërndanë shumë tituj nderi nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe Shoqata Sportive “Golloborda”. Vallet tradicionale të zonës, interpretuar mjeshtërisht nga vajzat e djemtë gollobordas e bën këtë aktivitet edhe më argëtues. Më lart mund të shihni disa prej fotove të aktivitetit, i cili prej vitesh është kthyer në traditë duke nxjerrë dhe kampionë në mundje.

Ndeshja finale midis dy kampionëve të mëdhenj, ostrenasit Dëfrim Koçi, shumë vite kampion absolut me ekipin “Partizani” dhe prizrenasit Edon Shala, kampion në fuqi, u mbyll në barazim, por me mirëkuptim ndërmjet dy mundësve veteranit Dëfrim Koçi iu dhanë kupa e kampionit dhe trofeu tradicional, dashi i fituesit, ndërsa kampioni tjetër u nderua me kupë dhe stimuj të tjerë ekuivalent në vlerë me fituesin e vendit të parë. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori