"Mundo Deortivo": Hysaj është në listën e Barcelonës
Elseid Hysaj është në listën e dëshirave të Barcelonës. Lajmi është raportuar nga e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, e cila ka shkruar se mbrojtësi i kombëtares shqiptare është duke u monitoruar nga drejtuesit e skuadrës katalanase.

Gjatë një liste të gjatë të mbrojtëse të krahut në kampionate të ndryshme, duke u ndalur tek kampionati Italian “Mundo Deportivo” shkruan për dy futbollistë, Pol Lirola që luan me Sassuolon (në pronësi të Juventusit) dhe Elseid Hysajn që aktivizohet tek Napoli.

Për mbrojtësin shkodran “Mundo Deportivo” thekson. “Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”.

Elseid Hysaj është një nga lojtarët që shumë ekipe të njohura në Europë kanë shfaqur interes për të bërë pjesë të skuadrave të tyre, kjo falë aftësive mjaft të mira që lojtari shqiptarë zotëron duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A.
Shtuar më 01/02/2017, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori