Barcelona ka vendosur që në fund të këtij edicioni të transferojë në radhët e veta, sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro
Martinez.
“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se
Barcelona do të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 111 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.
Martinez, te
Barcelona shihet si përforcim i madh dhe zëvendësim ideal për uruguajanin Luis Suarez.
Martinez këtë
edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Interi dhe sulmuesi më i vlerësuar në kampionatin
italian.
22-vjeçari, këtë
edicion ka shënuar 16
gola në 28 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai te Interi u transferua në verën e vitit 2018 nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin
italian ka kontratë deri në vitin 2023.
Martinez ka edhe nëntë
gola në 19 ndeshje me Argjentinën.
Shtuar më 14/02/2020,
ora 21:53