Mundo Deportivo hedh bombën: Me pavarësinë e Katalonjës humbasim Messin
‘Bomba’ e ditës ka ardhur nga mediumet spanjolle apo më saktë ajo me bazë në Kataluni, El Mundo Deportivo, e cila flet për një largim të Messit nga Barcelona.

Sipas El Mund Deportivo, Barcelona mund të shohë Messin të largohet nga klubi si lojtarë i lirë dhe pa pagesë nëse Katalunia është e suksesshme në ofertën e saj për të shpallur pavarësinë.

Kontrata e yllit të Argjentinës ka një klauzolë të shkruar në të, duke treguar se kjo shkëputje e njëanshme e kontratës do të ndodhte nëse Barca nuk do të vazhdonte të luante në njërën nga katër ligat kryesore evropiane.

Pra, Messi do të ishte i lirë të largohet nga Camp Nou, nëse Barça nuk vazhdon të luaj në Spanjë, Angli, Francë apo në Gjermani.

Messi aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila u nënshkrua në fund të fund të vitit 2017./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori