Mundo Deportivo për Neymarin: Dyshime, dyshime edhe më shumë dyshime
Konfuzioni që rrethon sagën e transferimit të Neymar në Paris Saint-Germain ishte e përhapur në Barcelonë të mërkurën, me lojtarin që heshti për të ardhmen e tij.

"Dyshime, dyshime dhe më shumë dyshime," ishte titulli në faqen e parë të gazetës sportive katalanase Mundo Deportivo, me një foto të sulmuesit të humbur thellë në mendime, përcjell Albeu.com.

Mbrëmë Nyemar ishte përsëri lojtari deçiziv i Barcelonës duke shënuar golin e vetëm të takimit me Manchester Unitedin. Lojtari dukej i gëzuar së bashku me ekipin dhe mediat katalanase po mundohen të hulumtojnë rreth asaj që fshihet në kokën e brazilianit. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori