Gazeta prestigjoze spanjolle ‘’
Mundo Deportivo’’ e cila është pranë klubit të Barcelonës ka cituar një shkrim bombë,teksa akuzon Uefën me pyetjen përse Sergio
Ramos nuk ka fatin e Bajram Jashanicës. /shkruan albeu.com/
Disa ditë më parë u zbulua një skandal i madh që UEFA e mbajti të fshehur. Sergio
Ramos ka përdorur substana të ndaluara para dhe pas finales të Cardifit. Kjo ka ngjallur dyshim te ‘’
Mundo Deportivo’’ teksa në artikullin e saj ngre pyetjen pse
Ramos nuk dënohet dhe Barjam
Jashanica është i denuar.
Në fakt rasti e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.Bajram
Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe e Europa League ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut.
Aktualisht
jashanica vijon të jetë i pezulluar prej 1 viti dhe nuk do të zbresë në fushë dëri në 2020. Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit trajtohen si “të njerkës” ndërsa të mëdhenjtë si “të nënës”. Mbyll aritikullin prestigjozja spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2018,
ora 11:07