Mungesa në Beograd: Flet Shaqiri më mirë kështu !
Pëlqej
Xherdan Shaqiri u bë protagonist fundjavën që lamë pas teksa shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 që arriti Liverpool ndaj Fulham.

Futbollisti me orgjinë Kosovare nuk udhëtoi në Beograd, në humbjen 2-0 që pësoi ekipi i Liverpulit.

Trajneri donte që të evitonte problemet e mundshme, duke kujtuar se shqiponja që gjilanasi u tregoi serbëve në Kupën e Botës mund të sjellë ndonjë problem.

Po ashtu trajneri Liverpulit donte që t’i krijonte pak mundësi pushimi zviceranit me origjinë shqiptare.

Kjo ishte hera e parë per 27 vjecarin që flet për mosgrumbullimin në atë sfidë duke e pranuar vendimin e trajnerit.

Shaqiri ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon duke realizuar dy gola. Ndërsa konkurnca për vëndin e titullarit është e madhe teksa në skuadër janë emra si Salah, Mane, Apo Firminjo. /albeu/

Shtuar më 14/11/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori