Mungesën e Icardi-t e ndjen edhe ylli tjetër i Interit
Sulmuesi i bashkuar këtë vit në rradhët e Interit Matteo Politano është duke i munguar Mauro Icardi, shkruan Albeu.com

Sulmuesit anësor është shprehur se edhe bashkëlojtarët e tjerë duan që Mauron ta shohin në fushë këtë dielë në derbi kundër Milanit dhe jo në tribunë.

Icardi nuk ka luajtur me Interin që nga 13 shkurti ditën kur ju mor shiriti kapitenit dhe do të mungojë edhe këtë fundjavë në derbi.

"Është normale të të mungojë Icardi. Ai ka qenë vendimtar për ne për gjashtë muaj. Tani shpresojmë se do të rikthehet së shpejti. Ai ka problem me gjurin dhe do të vendosë vetë kur të rikthehet", tha Politano për ANSA.

"Ai do të jetë në San Siro si gjithmonë. Për ne do të jetë nder ta kemi atë në stadium, edhe nëse parapëlqejmë ta kemi në fushë", shtoi ai.

Megjithatë, ai beson se Lautaro Martinez mund ta zëvendësojë Icardin në sulmin zikaltër.

"Lautaro është i ngjashëm me Icardin. Të dy janë të fortë në zonë dhe i bëjnë gjërat më të lehta për ne", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori