Mungoi në ndeshjen e fundit të kampionatit, mësohet sa do të qëndrojë jasht fushave Odegaard
Mesfushori i Real Madrid, Martin Odegaard do të jetë jashtë fushave për një muaj për shkak të dëmtimit, raporton gazeta "AS".

Lojtari 21-vjeçar i kombëtares norvegjeze pësoi një dëmtim të muskujve në fund të javës së kaluar dhe humbi ndeshjen me Cadiz.

Odegaard u kthye në Real Madrid këtë verë dhe parashihej të luante një rol të rëndësishëm në ekipin e Zidane.

Këtë sezon, norvegjezi bëri tre paraqitje për Real Madrid, dhe tani ai do të mungojë në fushat e blerta për saktësisht një muaj. /
Shtuar më 20/10/2020, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori