Mungoi për skuadrën në ndeshjen e fundit, por shikoni se ku ndodhej ylli i PSG-së
Pëlqej
Pasi u bë zyrtare lista e trajnerit Unai Emery për ndeshjen ndaj Lille, menjëherë ra në sy mungesa e yllit të saj, Neymar.

Trajneri e justifikoi mungesën e tij të hënën e kaluar me “motive personale” dhe ai tha që lojtari ka marrë leje nga klubi dhe nga vetë trajneri.

Po këtë të hënë ka qenë dentisti i tij, Rafa Pulisi, që bëri të ditur vendodhjen e tij në sajë të një fotografie që e ngarkoi në llogarinë e tij në “Instagram”. Ndersa në një tjetër foto shfaqet në ditëlindjen e Reinaldo Pitta-s, një miku të lojtarit.

Sipas mediave braziliane, Neymar arrin në Paris të martën pas zgjidhjes së çështjeve të tij “misterioze”, por që disa prej të cilave zbulohen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nuk dihet nëse mes lojtarit dhe klubit ka ftohje të marrëdhënieve apo thjesht klubi është treguar zemërgjerë duke i dhuruar brazilianit disa “pushime të parakohshme”. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2017, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori