Në pritje të komfirmimit zyrtar për mungesën e Firminos, por edhe të Mohamed
Salah në gjysmëfinalen e kthimit të Championsint me Barcelonën, tashmë trajneri i
Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka nisur të mendojë për lojtarët qe do t’i zëvendësojnë.
Tekniku gjerman është i detyruar të improvizojë një formacion
sulmues, për të tentuar një përmbysje të madhe pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.
Parimisht, Daniel Sturridge duhet të bëjë numrin 9, ndërsa për rolin e egjiptianit
Salah do të vendoset mes Origit dhe
Shaqirit.
Sulmues belg, me origjinë keniane, duket më i avantazhuar se futbollisti shqiptar. Ai shënoi golin e fitores ndaj Newcastle, që mban ende në lojë “The Reds” për fitimin e titullit në Premier League.
Liverpoolit i duhet të
paktën 3 gola (dhe të fitojë me 11-metërsha) për të eliminuar Barcelonës e në këtë kontekst nuk ka shumë zgjedhje taktike, veçse të sulmojë me të gjithë artilerinë që ka në dispozicion. Edhe nëse nuk do të jetë titullar, duket i pashmangshëm aktivizimi i Xherdan
Shaqirit të
paktën gjatë lojës, duke parë mungesat e rëndësishme në fazën sulmuese.
Shtuar më 06/05/2019,
ora 13:23